top of page
Search

Disa ide fotosh për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

  • Writer: Silvia Cala
    Silvia Cala
  • Nov 14, 2021
  • 2 min read

Updated: Dec 8, 2021



Koha fluturon shpejt dhe fëmijët rriten sa hap e mbyll sot, ndaj është e rëndësishme të ruajmë sa më shumë nga ëmbëlsia e tyre duke bërë sa më shumë fotografi. Në kohën e telefonave të zgjuar, fotografia nuk është luks, por le ta pranojmë që selfie-t momentale ndonjëherë nuk janë aq të bukura dhe të veçanta sa do të donim.
Në këtë shkrim do t’ju tregoj disa ide se si të bëni foto artistike për festat e fundvitit me fëmijët tuaj. Tre gjëra janë të rëndëisshme në një imazh që duhet të keni parasysh kur krijonin skenën, Drita, veshja, dhe sfondi.
Drita luan rolin kryesor në një imazh, ndërsa veshja i vjen në ndihmë konceptit, njëjtë dhe sfondi, i cili duhet të jetë më i sfumuar që subjekti të tërheqi vëmendjen e shikuesit.
Duke qenë se jemi në prag festash të fundvitit, Krishtlindje dhe Viti i Ri, po ju tregoj disa ide që mund t’i realizoni në shtëpi.

1. Një nga këndet e mia të preferuara është pamja nga lart.
Poshtë kam shtruar një batanije të trashë dhe sipër saj një batanije ngjyrë të errët për t’i dhënë thellësi subjektit “vajzës”. Në mënyrë që të kapja atmosferën në shtëpi, hipa mbi karrige dhe në kuadër kam futur dhe një pjesë të pemës. Vajzës i kam veshur kominoshet të “babagjyshit” dhe në foto ka përseritje ngjyrash, ku dominon e kuqja dhe jeshilja.

2. Një mënyrë e këndshme dhe interesante për të qënë pjesë dhe në foto me fëmijën tuaj, është të kapni reflektimin në pasqyrë. Pasqyrën mund ta vendosni në një vend që të dukeni ju dhë fëmija dhe foton mund ta shkrepi dikush tjetër ose mund ta vendosni celularin në stativ dhe ta lini me sekonda.

3. Kapni detajet e ëmbëla të fëmijës tuaj. Në rast se keni vajzë mund të fotografoni detaje si: flokët e vajzës, ose nëse keni djalë mund të kapni detaje të duarve dhe në sfond të jenë dritat e pemës.

4. Fotografoni momente ose rituale gjatë ditëvë të festave. Gatimi i biskotave të Krishtlindjeve ose dhe bakllavaja e Vitit të Ri. Lërëni fëmijën të luaj me miellin dhe një person mund të hipi në karrige dhe të kapi foton nga lart që të kapi skenën.

5. Nëse i keni fëmijët ende në moshë të vogël mund të bëni foto banjos me qumësht, mund ta bëni në vaskë nëse keni ose në lavamanin e kuzhinës. Unë e kam bërë në lavamanin e kuzhinës sepse binte drita natyrale shumë mirë.

6. Një tjetër mënyrë që mund të jeni në foto me fëmijën tuaj, është t’i tregoni një lodër të re, (në këtë rast kam përdorur globin e dëborës) dhe të kapni reagimin e tyre.
7. Fotografojeni fëmijën tuaj me zbukurimet që keni në shtëpi, nëse keni flokë dëborë mund t’i varni të shpërndarë në një objekt dhe të kapni pamje përmes flokëve të dëborës.

Foto nga lart.
Këto janë disa prej ideve dhe fotove që unë kam realizuar me vajzën time një vit më parë. Ju mund të krijoni tuajat në shtëpinë tuaj me çfarë t’ju gjendet. E rëndësishme është të kapni momente të lumtura që do t’i ruani si thesare.



Comentários


Post: Blog2_Post
bottom of page